Tirane, ofrohet vend pune Jurist
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Jura | Drejtesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e Specialist
Detyrat
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e Specialist
Detyrat
- Te kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinon ligjor dhe procesim administrativ, ne te gjitha ceshtjet ligjore pergjate implementimit te kontratave pubilke.
- Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
- Te perfaqesoj shoqerine prane insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor , ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondences zyrtare me autoritete shteterore per ceshtje te ckatuar ligjore te projektit perkatese.
- Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi;
- Kryen dhe bashkërendon punë kerkimore, analize, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqërite e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
- Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit te jete në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar , teknik dhe ligjor;
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik., dhe të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në këtë fushe.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
- Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin per Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin per Licencat dhe Certifikimet.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.
- Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp