• Tirane, ofrohet vend pune Jurist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
[h=1]Përshkrimi[/h]Klimateknika sh.p.k. eshte shoqëri lider ne treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVA. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit te ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njejtën linjë me eficiencën standarde të energjise shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun shqiptar por edhe më gjerë.
Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit, Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me Juriste/Specialiste prokurimesh dhe tenderash


[h=1]Detyrat[/h]Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të ndjek aktivitetet e prokurimit ne Nivel Grupi
  • Raporton në mënyrë periodike tek Drejtuesi për ecurinë e proceseve të prokurimit në nivel individual dhe në departamen
  • Evidenton publikimet në: Site APP; Site kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Siguron dokumentacionin e plotë të tenderave (shkarkim nga site përkatës ose zhvillimin e procedurave për blerjen e dokumentave në rast të tenderave joelektronike).
  • Analizon dokumentacionin e tenderave, nxjerr kriteret e kualifikimit.
  • Përgatit dokumentacionin për tender në bashkëpunim me Njësinë e Ofertimeve, duke u angazhuar konkretisht në evidentimin dhe sigurimin e certifikimeve të stafit dhe kompanisë, kontratave të ngjashme si dhe dokumentacione të tjera shtesë në varësi të kërkesave dhe dokumentave të tenderit.
  • Mbarëvajtja e gjithe proçedurave juridike te shoqerise
  • Mban të azhornuar zyrat me ndryshimet e legjislacionit; Hartim i Kontratave, Marrëveshjeve me objekte të ndryshme.
  • Përpilon dhe ndjek korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërive.


[h=1]Kualifikimet[/h]Kerkesat:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 2-3 vite.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
  • Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare.
  • Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
  • Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile.
  • Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta.
  • Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.




Cel. : 0688084154
 


WhatsApp
Back
Top