• Tirane, ofrohet vend pune Jurist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Jurist.

Përshkrimi i Përgjithshëm

Juristi është përgjegjës për mbulimin e të gjitha aspekteve ligjore të veprimtarisë së kompanisë përveç përfaqësimit në gjykatë. Pozicioni përfshin formulimin e kontratave dhe sigurimin që ato janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, si dhe mbajtjen e marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për marrjen e licencave dhe lejeve të nevojshme.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
  • Hartimi dhe rishikimi i kontratave që mbulojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kompanisë, duke përfshirë kontratat me furnizues dhe nënkontraktorë.
  • Këshillimi i menaxherëve të lartë në çështje ligjore që lidhen me partneritetet dhe marrëveshjet me palë të treta.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për mbikëqyrjen e proceseve të licencimit dhe lejeve.
  • Sigurimi që kompania përputhet me të gjitha kërkesat ligjore për ndërtim, duke përfshirë standardet për licencat dhe rregulloret e sigurisë.
  • Arkivimi dhe ruajtja e dokumentacionit ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e kompanisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
  • Diplomë universitare në Drejtësi
  • Njohuri të thella mbi legjislacionin shqiptar, me fokus në sektorin e ndërtimit dhe të drejtën kontraktuale.( jo detyrimisht nga ndertimi)
  • Aftësi të shkëlqyera në formulimin e kontratave dhe komunikim të qartë ligjor.
  • Patenta e makinës është e domosdoshme për nevojat e lëvizjeve.

Menyra e Aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Jurist »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top