• Tirane, ofrohet vend pune Junior Legal

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
  2. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Junior Legal

Qëllimi i punës:


Të mbështesë departamentin komercial në menaxhimin e kontratave, duke siguruar përgatitjen dhe ndjekjen e tyre në përputhje me proceset dhe politikat e brendshme të kompanisë. Ky rol kontribuon në reduktimin e riskut ligjor dhe operativ, duke lehtësuar punën e forcës shitese dhe ate te ekipit të marketingut.

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Përgatitja, organizimi dhe arkivimi i kontratave të komerciale.
  • Ndjekja e zbatimit dhe afateve të kontratave për të siguruar përputhshmërinë me proceset dhe politikën e kompanisë dhe fillimin ne kohe te negociatave per rinovim.
  • Koordinimi me departamentet përkatëse si Forca Shitese, Marketingu, Financa dhe Zyra Ligjore për një ekzekutim të qetë dhe të saktë të kontratave.
  • Mbështetja në përgatitjen e dokumenteve ligjore dhe komerciale sipas nevojës.
  • Ndihma në përditësimin e politikave dhe procedurave të kontraktimit për të përmirësuar proceset.
  • Komunikimi efektiv dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse për të adresuar çështjet e kontratave dhe riskun ligjor e tregtar.
  • Mbajtja e një sistemi të organizuar të dokumentacionit për kontratat e kompanisë per te lehtesuar fillimin e negociatave ne kohe.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë universitare, përparësi në Drejtësi, Administrim Biznesi ose fusha të lidhura.
  • Eksperiencë fillestare ose e kufizuar në menaxhimin e kontratave juridike ose komerciale (preferohet).
  • Njohuri të mira në ligjin tregtar dhe procedurat kontraktuale.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimin e kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel).
  • Njohuri te mira në gjuhën angleze.
  • Kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve.
Kompetencat Funksionale:
  • Menaxhimi i kontratave: Përgatitja dhe ndjekja e dokumenteve me saktësi dhe në kohe
  • Bashkëpunimi ndërdepartamental: Koordinim i mirë me Shitjet, Financen, Marketingun dhe Zyren Juridike.
  • Aftësi organizative: Menaxhimi dhe arkivimi i dokumentacionit në mënyrë sistematike.
  • Komunikim efektiv: Aftësi për të komunikuar qartë dhe për të dhënë informacion të saktë.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) ose duke dërguar CV në hr@cocacola.al brenda datës 15/01/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top