• Tirane, ofrohet vend pune Junior Data Entry – Departamenti i Financës

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Prodyn Albania Shpk është një kompani inovative në industrinë e prodhimit të këpucëve, e fokusuar në efikasitet. Në Prodyn, ne vlerësojmë punën në ekip dhe zhvillimin e vazhdueshëm, duke krijuar një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues ku secili kontribuon në mënyrë të rëndësishme në suksesin e kompanisë.

Aktualisht jemi duke kërkuar një Junior Data Entry për t'iu bashkuar Departamentit të Financës. Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për regjistrimin, përditësimin dhe administrimin e të dhënave financiare, duke mbështetur aktivitetet e përditshme të departamentit dhe duke siguruar saktësinë e informacionit sipas procedurave të kompanisë.

Detyrat kryesore:
  • Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes dhe dokumenteve shoqëruese.
  • Regjistrimi i veprimeve të arkës dhe bankës në sistem.
  • Hedhja dhe përditësimi i të dhënave financiare në programet e kompanisë.
  • Mbështetje në proceset e kontabilizimit.
  • Kryerja e rakordimeve dhe verifikimeve të të dhënave financiare.
  • Mbështetje në proceset e inventarizimit dhe administrimit të dokumentacionit.
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumenteve financiare.
  • Zbatimi i procedurave dhe politikave të Departamentit të Financës.
Kualifikimet / Kërkesat
  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Financë-Kontabilitet ose degë të ngjashme.
  • Eksperienca e mëparshme në financë, kontabilitet ose data entry përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri të programeve financiare dhe kontabël.
  • Njohuri të Microsoft Dynamics NAV përbëjnë avantazh.
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën hr@prodyn.al. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0697049074
 


Apply WhatsApp
Back
Top