• Tirane, ofrohet vend pune IT Specialist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Adminsitrim Rrjeti
  2. IT Teknike | Kompjutera
Eksperienca
vetem me eksperience

IT Specialist

Infinity Investment Group është një nga kompanitë lider në sektorin e mikpritjes dhe argëtimit në Shqipëri, që operon kazino të integruara në hotele me 5 yje.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit të Teknologjisë së Informacionit, jemi në kërkim të një IT Specialist, i cili do të kontribuojë në administrimin, zhvillimin dhe sigurinë e infrastrukturës teknologjike të kompanisë, duke garantuar funksionimin e qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të sistemeve IT.

Përgjegjësitë kryesore

  • Administrimi dhe mirëmbajtja e ambienteve Active Directory, Windows Server, Linux Server, Microsoft 365 dhe Azure AD.
  • Menaxhimi dhe monitorimi i rrjeteve LAN/WAN, VPN, firewall-eve dhe pajisjeve MikroTik.
  • Administrimi i sistemeve PBX dhe monitorimi i sigurisë së infrastrukturës teknologjike.
  • Implementimi dhe monitorimi i proceseve të backup, disaster recovery dhe business continuity.
  • Ofrimi i suportit teknik të nivelit të avancuar dhe asistimi në zhvillimin e ekipit IT.
  • Dokumentimi i sistemeve, konfigurimeve dhe procedurave teknike.
  • Bashkëpunimi me partnerët teknologjikë për implementimin dhe përmirësimin e zgjidhjeve IT.
  • Identifikimi dhe aplikimi i praktikave më të mira për optimizimin e performancës, sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në administrimin e infrastrukturës IT.
  • Njohuri të avancuara në Active Directory, Windows Server, Linux, Microsoft 365, Azure AD dhe rrjete kompjuterike.
  • Eksperiencë në administrimin e firewall-eve, pajisjeve MikroTik, sistemeve PBX dhe zgjidhjeve të sigurisë IT.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe në zgjidhjen e problematikave teknike.
  • Certifikime profesionale si CCNA, MCSA, CompTIA Network+ ose CompTIA Security+ përbëjnë avantazh.

Çfarë ofrojmë

  • Paketë konkurruese page.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësinë për të punuar me teknologji moderne në një kompani lider në treg.

Shënime​

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Infinity Investment Group, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në:hr@infinityinvestment.al duke specifikuar në subjekt: Application – IT Specialist ose Cel. : +355694089112
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.

**Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Industria: Entertainment Providers
 


Apply WhatsApp
Back
Top