• Tirane, ofrohet vend pune IT Product Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ITD shpk, kerkon te punesoje:

Menaxher Produkti

Produkt Manaxher eshte punonjesi qe menaxhon nje gamë produktesh, per te cilat njeh specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade, njeh konfiguratorët dhe kryen konfigurime speciale, kryen porosine tek furnitoret dhe kujdeset deri ne shitjen e tyre, duke zbatuar rregullat e kompanise.

Detyra dhe pergjegjesi:

  • Njeh mire gamen e produkteve qe mbulon dhe specifikimet e tyre.
  • Kryen porosite per produkte tek furnitoret. Ndjek statusin e porosise ne sistemin e furnitorit perkates.
  • Njeh permbajtjen e kontratave te shitjes me furnitoret e produkteve qe mbulon.
  • Ndjek ne menyre aktive shitjen e produkteve ne te gjitha kanalet e shitjes te kompanise.
  • Negocion me firmat korresponduese (furnitore) mbi cmime speciale, cmime promocion, etj.
Kerkesa per kandidatet:
  • Diplome universitare ne degen Informatike Ekonomike, Administrim Biznesi dhe Shkenca Ekzakte.
  • Te pakten 3 vjet experience ne pozicione pune analoge ne kompani private
  • Njohuri te mira mbi produktet IT (Me prioritet)
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze (e detyrueshme)
  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese
  • Aftesi shume te mira analitike.
Benefite:
  • Pagese Konkuruese,
  • Skeme Motivimi ne varesi te realizimit te targetit,
  • Sigurim Shendetesor Privat,
  • Mundesi rritjeje ne kariere
Shënime:
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail; humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
 


Apply
Back
Top