Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier zbatimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i suksesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Inxhinier zbatimi. Nëse po kërkoni një skuadër sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kualifikimet e kërkuara
Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Harton dhe zbaton me përpikmëri grafikët e punimeve për secilin projekt.
- Harton preventiva, libreza masash dhe situacione punimesh në varësi të nevojës së çdo projekti.
- Ndjek me përpikmëri maksimale koordinimin e procedurave dhe punimeve në kantier në përputhje me projektin e zbatimit.
- Mbikëqyr kushtet teknike të zbatimit të punimeve në kantier, specifikimet teknike dhe cilësinë e materialeve.
- Ofron zgjidhje për probleme të ndryshme teknike.
- Koordinon nevojën për material, makineri dhe punëtori për ecurinë e punimeve.
- Është përgjegjës për marrjen e masave në bashkëpunim me administratën për respektimin e rregullave të sigurimit teknik në kantiere.
- Bashkëpunon me pjestarët e tjerë të stafit për realizimin dhe kontrollin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe tekniko- financiar të projektit.
- Përgatit dhe dorëzon raporte të ndryshme.
- Detyra të tjera që i caktohen në kuadër të pozicionit të punës.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të ketë 2 vjet eksperiencë pune në punime civile.
- Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve profesionale si AutoCAD etj.
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Te jetë fleksibël dhe i përkushtuar në punë.
- Të ketë leje drejtimi për përdorim automjeti.
Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al
Apply