Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Topograf/ Gjeodet
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Be part of our team!
Kompania jonë, që operon në sektorin e ndërtimit, kërkon të punësojë një Inxhinier Topograf me eksperiencë, i cili do të mbajë përgjegjësi për:
• Kryerjen e matjeve topografike në terren për projekte ndërtimi dhe infrastrukture;
• Realizimin e piketimit dhe kontrollit të koordinatave gjatë zbatimit të punimeve;
• Përpunimin e të dhënave topografike dhe përgatitjen e planeve topografike dhe situacioneve të terrenit;
• Mbështetjen teknike të stafit të zbatimit në terren për interpretimin e projekteve dhe koordinimin e punimeve;
• Përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe raporteve lidhur me matjet dhe verifikimet topografike;
• Kontrollin e saktësisë së punimeve në terren në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
• Përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve topografike (Total Station, GPS, nivel etj.);
• Fleksibilitet për të marrë përsipër detyra shtesë që lidhen me nevojat e projektit dhe të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë universitare në Inxhinieri Topografike / Gjeodezi / Inxhinieri Ndërtimi me profil Topografi;
• Eksperiencë minimale 3 vite në matje topografike për projekte ndërtimi ose infrastrukture;
• Njohuri të mira në përdorimin e pajisjeve topografike dhe përpunimin e të dhënave të terrenit;
• Përdorimi i programeve teknike (AutoCAD, Civil 3D, programe topografike) dhe i paketës Microsoft Office;
• Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe koordinimi me ekipin në terren;
• Gatishmëri për punë në terren dhe në kushte dinamike pune.
• 90,000 lekë – për kandidatë me diplomë dhe eksperiencë minimale 3 vite;
• 110,000 lekë – në rast se kandidati disponon instrument topografik;
• 130,000 lekë – në rast se kandidati disponon instrument topografik dhe automjet personal.
Në rastin kur kandidati përdor automjetin e tij personal për nevoja të punës, kompania mbulon konsumin e karburantit për lëvizjet në kantier.
Çfarë ofrojmë:
• Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
• Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;
• Projekte sfiduese dhe mundësi për rritje në karrierë.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply