• Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER QA/QC

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
INXHINIER QA/QC
Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier quality and quantity.
Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi (quality and quantity)
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinier QA/QC është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë dhe ka si qëllim kryesor të sigurohet që projekti përmbush cilësinë e kërkuar.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga standardet dhe procedurat e cilësisë;
  • Implementimin e procedurave dhe të sigurohet që zbatohen nga safi i kantierit standardet dhe procedurat e shoqërisë;
  • Ndjekjen e procesit për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licencuar nga DPSH;
  • Të sigurohet që të jenë të dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit qe nuk ka mundësi te analizohen në laboratorët tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Hartimin e proces-verbaleve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
  • Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
  • Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
  • Përgjegjës për dokumentat e QA/QC të projektit duke përfshirë certifikatat, rezultatet e testit, kërkesat e inspektimit, raportet e mospërputhjes, udhëzimet në vend, miratimet e materialeve dhe dokumente të tjera të rëndësishme të QA/QC;
  • Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi dhe Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
  • Kërkohen mbi 5 vite eksperiencë pune;
  • Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline;
  • Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, përdorimi i programit AUTOCAD perben avantazh;
  • Te jetë bashkepunues,fleksibel dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Vleresohet shume qendrueshmeria, integriteti dhe besueshmeria;
  • Njohja e gjuhës angleze/italiane përbën avantazh.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e email: [I]xh.cobani@arlis.al[/I] me subjekt: “Inxhinier QA/QC”.
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!
 


Apply
Back
Top