• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier prodhimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
[h=3]KLIMATEKNIKA TB2 SHPK[/h]15 Vjet përvojë në sistemet e përparuara te Ngrohjes, Ventilimit dhe Ajrit të kondicionuar (HVAC). Klimateknika l.t.d. Projekton, Implementon dhe Miremban sistemet HVAC dhe Sisteme diellore termike, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, ne perputhje me standartet Europiane dhe Shqiptare te Eficences se Energjise. KLIMATEKNIKA sh.p.k. - Është kompani shqiptare e themeluar në vitin 2000, me kapital 100% shqiptar që operon në fushën e sistemeve te kondicionimit HVAC. Perqasja e teknologjisë më të avancuar dhe aplikimet e saj nga një staf i kualifikuar Teknik dhe Inxhiniere me eksperience, i jep mundësinë Klimateknikes për të siguruar në tregun shqiptar dhe më gjerë, sistemet më të përparuara te Ajrit te kondicionuar, Ngrohjes, Ventilimit dhe prodhimit te aksesoreve HVAC.

Pozicioni vakant: Inxhinier prodhimi


Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Të sigurohet për kualitetin dhe sasinë e mjaftueshme të lëndës së pare
  • Të udhëheqë në tërësi procesin e prodhimit
  • Të sigurohet se produktet janë të kualitetit të kërkuar;
  • Të sigurohet se sasia optimale e prodhimit po realizohet
  • Të menaxhojë dhe udhëheqë me stafin e tij
  • Të sigurohet se të gjitha rregullat dhe procedurat e ruajtjes së shëndetit në punë po aplikohen me përpikmeri
Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
  • Të ketë shkollim adekuat për pozitën e punës (përparësi kanë: inxhinjerët e teknologjisë, xehtarisë, makinerisë si dhe inxhinierët e fushave tjera relevante ose që kanë përvojën adekuate)
  • Njohuri ne sistemet e ventilimit HVAC
  • Të ketë njohuri mbi procesin e prodhimit dhe të makinerive të prodhimit
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
CV me subjekt: : Inxhinier Prodhimi"
Email: burimet.njerezore@klimateknika.al
Nr telefoni: 0688084154
 


Apply WhatsApp
Back
Top