• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier per Pajisjet Mjekesore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Pozicioni i punës: Inxhinier Pajisjesh Mjekësore

Përshkrimi i Kompanisë:

Dial-Alb sh.p.k është distributor i pajisjeve mjekësore dhe materialeve konsumuese në vend. Si distributor ekskluziv i Canon Medical Systems në Shqipëri dhe partneritet me disa prej kompanive më të mirënjohura në sektorin e kujdesit shëndetësor, duke ofruar pajisje dhe shërbime të avancuara kërkon të zgjeroje stafin aktual duke punësuar Inxhinier për Pajisjet Mjekësore.

Përgjegjësitë e Pozitës:
  • Instalimi, konfigurimi dhe testimi i pajisjeve mjekësore.
  • Ofrimi i shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve.
  • Sigurimi i mbështetjes teknike për klientët, si dhe trajnimet për përdorimin e pajisjeve.
  • Pjesëmarrja në monitorimin dhe përmirësimin e proceseve teknike.
  • Bashkëpunimi me ekipin për ofrimin e shërbimeve cilësore.
Kërkesat:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike, Elektrike, Mekanike, Fizike ose fushë të ngjashme.
  • Preferohet eksperiencë pune në fushën e pajisjeve mjekësore.
  • Aftësi të mira teknike dhe analitike.
  • Njohuri në instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.
  • Përshtatshmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e reja.
Ofrojmë:
  • Mundësi për zhvillim dhe karrierë në një kompani të lider në fushën e pajisjeve mjekësore.
  • Trajnime dhe mbështetje për rritjen profesionale.
Si të aplikoni:
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@dialalb.al
 


Apply
Back
Top