Tirane, ofrohet vend pune inxhinier ndertimi
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MUNDËSI PUNËSIMI
INXHINIER NDËRTIMI - STRUKTURIST
INXHINIER NDËRTIMI - STRUKTURIST
Jemi në kërkim të një Inxhinieri Projektues të diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në profilin Strukturist për degën e shoqërisë tonë në Tiranë (Albania).
Kandidati do të jetë përgjegjës për hartimin e llogaritjeve strukturore me relacionet teknike përkatëse, dhe vlerësimeve tekniko-ekonomike të objekteve.
Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në projektim strukturor të veprave të infrastrukturës rrugore / apo edhe ndërtesave rezidenciale e industriale, veprave mbajtëse si mure, perde me pilota/palankola etj.
- Të ketë njohuri shumë të mira të:
- kodeve europiane të projektimit strukturor (Eurocodes) apo atyre italiane NTC;
- të paktën njërit prej programeve më popullore për llogaritje strukturore si SAP2000 etj.;
- programeve CAD për vizatim si AutoCAD apo të tjerë të ngjashëm (njohuritë lidhur me programe BIM si Revit përbëjnë avantazh);
- programeve të paketës MS Office sidomos Word dhe Excel;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze (të folur dhe të shkruar);
- Të ketë ndjenjë të fortë të përgjegjësisë profesionale, dhe seriozitet në punë;
- Të ketë metodikë punë dhe i aftë për të përvetësuar në një kohë të shpejtë njohuri të reja mbi programe dhe metoda të ndryshme llogaritëse;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative të nevojshme për punën në grup;
- Kandidati duhet të udhëhiqet nga motivimi dhe disponueshmëria për rritje profesionale;
- Disponueshmëri për të filluar punë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nëse ky rol përputhet me trajnimin tuaj dhe plotëson interesin tuaj, aplikoni në këtë mënyrë:
Dërgoni CV-në tuaj, diplomën dhe listën e notave në formatin pdf në adresat e mëposhtme të e-mailit: balcani@sgai.net dhe sh.kaziaj@sgai.net duke përcaktuar në objekt këtë referencë te ofertës për punë: Inxhinier Ndërtimi Strukturist për selinë e Tiranës (Albania)
Apply WhatsApp