• Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER NDERTIMI / DREJTOR KANTIERI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
INXHINIER NDËRTIMI/DREJTOR KANTIERI

Ne jemi Arlis Construction, pjese e Armaar Group, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier Ndërtimi/Drejtor Kantieri

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi/Drejtor Kantieri
Departamenti: Teknik në zbatim
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i ndërtimit ndjek ecurine e punimeve ne kantier. Menaxhon dhe siguron dokumentacionin tekniko-ligjor-ekonomik gjate te gjitha proceseve te punes. Drejton dhe menaxhon kapitalin njerezor, duke ju komunikuar proceset e punes. Kontrollon kontraktoret per te siguruar cilesine me te larte te punimeve ne perputhje me projektin dhe ndjekjen e afateve te percaktuara ne kontrate. Percakton dhe siguron specifikimet teknike dhe KTZ, si dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ploteson librezat e masave, volumet e punes. Raporton shkeljet e kontrates nga kontraktoret dhe aplikon penalitetet. Mban proces verbale per punimet, per te raportuar ecurine ne vazhdimesi prane Drejtorit Ekzekutiv. Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen.

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, mbajtja e proces-verbale per kontraktorë dhe nënkontraktorë, libreza masash, akte piketimi e kontrolli, etj;
  • Jep aprovimin për materialet që implementohen/përdoren në kantier;
  • Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionve në fuqi dhe projektit te objektit;
  • Marrja në dorëzim e punimeve të zbatimit, kryerja e inspektimeve të rregullta ditore, javore, mujore;
  • Zbatimi me rigorozitet i kushteve të kontratave të sipëmarrjes të vendosura ne dispozicion nga departamenti ligjor;
  • Drejtimi, organizimi dhe koordinimi/supervizimi i burimeve njerezore ne varesi për punime në kantier si dhe bashkëpunimi me inxhinieret e tjerë në kantier dhe zyrë;
  • Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktoreve;
  • Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre si dhe i makinerive gjendje në vendin e punës;
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore per ecurine e punes (status quo) si dhe raportimi për problematika dhe ngritje ne detyre per punemarresit prane departamentit te burimeve njerezore;
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë me investitorin dhe drejtorin ekzekutiv;
  • Detyra të tjera siç mund të nevojiten/kërkohen.
Edukimi dhe Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar ciklin e plote te studimeve te larta në degën Inxhinieri Ndërtimi, i preferueshem profili Strukturë;
  • Kërkohen mbi 10 vite eksperiencë pune, të preferueshme në kompani ndërtimi dhe objekte civile;
  • Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline;
  • Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, përdorimi i programit AUTOCAD;
  • Te jetë bashkepunues dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Vleresohet shume qendrueshmeria, integriteti dhe besueshmeria;
  • Njohja e gjuhës angleze/italiane perben avantazh.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e email: [I]xh.cobani@arlis.al[/I] me subjekt: “Drejtor Kantieri”.
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!
 


Apply
Back
Top