• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar një Inxhinier Ndërtimi.

Permbledhje Pozicioni:
Inxhinieri i ndërtimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.

Pergjegjesite kryesore
  • Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre
  • Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori
  • Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre
  • Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier
  • Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi
  • Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen
Kërkesat:
  • Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi)
  • Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office dhe të ketë njohuri të mira rreth teknologjisë së informacionit
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit
  • Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i aftë në identifikimin dhe vendosjen e prioriteteve
  • Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre
  • Të ketë saktësi në punë dhe të kushtoj vëmëndje maksimale detajeve
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuse
  • Të jetë i aftë të bashkëpunoj në grup dhe të delegoj detyra
  • Të jetë i vetëmotivuar dhe i orientuar drejt arritjes së rezultateve
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 7050 551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top