• Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER NDËRTIMI – PROJEKT MENAXHER

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Albanian Highway Concession shpk" kërkon të punësojë INXHINIER NDËRTIMI – PROJEKT MENAXHER I MIRËMBAJTJES SË RRUGËS SË KOMBIT.

QËLLIMI I POZICIONIT:

Të koordinojë dhe menaxhojë të gjitha aktivitetet teknike dhe administrative që lidhen me mirëmbajtjen e rrugës sipas kontratës, duke siguruar cilësinë, afatet dhe respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë rrugore.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Harton planin e punës për mirëmbajtjen rutinë dhe dimërore të rrugës.
  • Organizimin dhe mbikëqyrjen e stafit teknik dhe punëtorëve në terren.
  • Siguron që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me specifikimet teknike dhe kontratën.
  • Mbikëqyr zbatimin e punimeve të sinjalistikës, pastrimeve, riparimeve, sistemimeve, etj.
  • Koordinon me institucionet shtetërore, mbikëqyrësin dhe autoritetin kontraktues.
  • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe performancën e makinerive në përdorim.
  • Zgjidh problemet që mund të lindin gjatë proçesit të punës.
  • Ndjek detyrimet e kontraktuale tё kompanisë, raportime mujore, tremujore apo vjetore,kryhen inspektime sipas një grafiku të paracaktuar, lё detyra me shkrim grupeve të punës në kantier për të plotësuar cdo mangësi.
  • Merr pjesë në të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe mban proçes verbale përkatëse.
  • Merr pjesë në të gjitha takimet dhe vlerësimet nga investitori dhe merr masat përkatëse duke u konsultuar me menaxherin e projektit
  • Ndjek zbatimin e masave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
KRITERET E KËRKUARA:
  • Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Profili Infrastukturë përbën përparësi.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në infrastrukturë rrugore.
  • Njohuri të thella të standardeve teknike të mirëmbajtjes rrugore dhe legjislacionit përkatës.
  • Njohuri në nivel të lartë të gjuhës angleze (i gjithë dokumentacioni dhe korrespondenca do të jetë në gjuhën angleze).
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve teknike (AutoCAD, MS Project, Excel, etj.).
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe në drejtimin e stafit.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime në kohë reale.
  • Leje drejtimi Kategoria B.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@ahc.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “Albanian Highway Concession shpk
” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top