• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Përshkrimi i pozicionit:

Kompania Profarma sh.a., lider në prodhimin e produkteve farmaceutike, është në kërkim të nje Inxhinieri Mekanik, i aftë dhei përkushtuar për t’u bashkuar me ekipin tonë teknik.

Detyrat:
  • Të njohë rregullat e sigurimit teknik në punë, si për punonjësit ashtu edhe për makineritë.
  • Të përpilojë dokumentacionet e nevojshme për enët nën presion sipas standardeve të kërkuara.
  • Të përpilojë listën e materialeve dhe pjesëve të këmbimit që duhen për mirëmbajtjen e makinerive dhe pajisjeve të instaluara në fabrikë.
  • Të jetë në gjendje të llogarisë kostot për harxhimin e energjisë elektrike, lëndëve djegëse dhe shërbimeve të tjera që përdorin makineritë dhe pajisjet e sektorit të mirëmbajtjes.
  • Të përpilojë manualet e përdorimit dhe të funksionimit të makinerive dhe pajisjeve sipas standardeve të kërkuara në prodhimin e produkteve farmaceutike.
Kerkesat per kete pozicion pune jane:
  • Të ketë përfunduar studimet universitare në inxhinieri mekanike, elektrike, elektronike ose fusha të ngjashme.
  • Të dijë shumë mirë anglisht.
  • Te njohi programet Autocad, MS Office,
Nëse plotësoni këto kritere dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të dërgoni aplikimin tuaj :

Human.resources@profarma.al

info@profarma.al
 


Apply
Back
Top