• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë një Inxhinier Mekanik për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Projektimi dhe zhvillimi i komponenteve, pajisjeve dhe sistemeve mekanike.
  • Analizimi i të dhënave teknike, vizatimeve dhe specifikimeve për zbatim projekti.
  • Mbikëqyrja e instalimeve mekanike dhe e mirëmbajtjes së sistemeve ekzistuese.
  • Zhvillimi i dokumentacionit teknik dhe përgatitja e raporteve inxhinierike.
  • Kryerja e analizave të performancës dhe testimeve të pajisjeve.
  • Zgjidhja e problemeve teknike dhe sugjerimi i përmirësimeve.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me standardet teknike dhe normat e sigurisë.
  • Bashkëpunimi me ekipe ndërdisiplinore gjatë fazave të projektimit dhe implementimit.
  • Përzgjedhja e materialeve dhe komponentëve mekanikë sipas kërkesave të projektit.
  • Ndjekja e zhvillimeve teknologjike për të përmirësuar proceset dhe eficiencë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme (preferohet master).
  • Minimumi 7 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje problemesh.
  • Aftësi komunikimi, për drejtimin e grupeve të punës dhe koordinimin me bashkëpunëtorë e klientë.
  • Përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë, me orientim drejt rezultateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm profesional.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune dinamik dhe kreativ.
  • Mundësi për rritje profesionale.
  • Trajnime të vazhdueshme
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top