Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Gjuha
-
- anglisht
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991,po kërkon të punesojë një Inxhinier Mekanik për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Projektimi dhe zhvillimi i komponenteve, pajisjeve dhe sistemeve mekanike.
- Analizimi i të dhënave teknike, vizatimeve dhe specifikimeve për zbatim projekti.
- Mbikëqyrja e instalimeve mekanike dhe e mirëmbajtjes së sistemeve ekzistuese.
- Zhvillimi i dokumentacionit teknik dhe përgatitja e raporteve inxhinierike.
- Kryerja e analizave të performancës dhe testimeve të pajisjeve.
- Zgjidhja e problemeve teknike dhe sugjerimi i përmirësimeve.
- Sigurimi i përputhshmërisë me standardet teknike dhe normat e sigurisë.
- Bashkëpunimi me ekipe ndërdisiplinore gjatë fazave të projektimit dhe implementimit.
- Përzgjedhja e materialeve dhe komponentëve mekanikë sipas kërkesave të projektit.
- Ndjekja e zhvillimeve teknologjike për të përmirësuar proceset dhe eficiencë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme (preferohet master).
- Minimumi 7 vite eksperiencë në pozicion të ngjashëm.
- Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje problemesh.
- Aftësi komunikimi, për drejtimin e grupeve të punës dhe koordinimin me bashkëpunëtorë e klientë.
- Përkushtim ndaj cilësisë dhe sigurisë, me orientim drejt rezultateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm profesional.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune dinamik dhe kreativ.
- Mundësi për rritje profesionale.
- Trajnime të vazhdueshme
Apply