Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER MEKANIK (HVAC)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
IXHINIER MEKANIK (HVAC)
Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier Mekanik (HVAC)
Pozicioni: Inxhinier Mekanik (HVAC)
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit:
Inxhinieri Mekanik menaxhon dhe koordinon të gjitha shërbimet mekanike (HVAC) të instalimeve të ngrohjes dhe hidrosanitare , si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit deri ne dorezimin final te tij. Analizon sistemet dhe pajisjet HVAC, per te siguruar eficence dhe mirefunksionalitet te tyre. Realizon procedurat e testimit te pajisjeve, duke dhene konfirmimin per impelmentimin e tyre. Sigurohet qe implementimi eshte sipas kontrates se firmosur per zerat e projektit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura luten të dergojne CV-në e tyre në adresën e email: xh.cobani@arlis.al me subjekt: “Inxhinier Mekanik (HVAC)”
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Suksese!

- Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
- Realizon dhe ndjek ecurinë e punimeve mekanike në të gjitha fazat, që nga projekt-ideja, implementimi dhe kolaudimi i objektit per sistemet HVAC;
- Analizon sistemet dhe pajisjet e HVAC kur është e nevojshme për të gjetur keqfunksionime ose jo efikasitet dhe krijon zgjidhje të përshtatshme për të optimizuar performancën dhe për të rritur efikasitetin e operimit.
- Realizon proçedurat e testimit të projektimit dhe pajisjeve të kontrollit për të vlerësuar me saktësi produktet dhe për të identifikuar fushat që kërkojnë modifikime dhe testime të mëtejshme.
- Organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve të të njëjtit profil, për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të parapërcaktuara në projekt;
- Rishikon dhe/ose harton koston e pajisjeve mekanike te nevojshme, duke përgatitur preventivin mujor ose total te tyre;
- Identifikon tregun e materialeve vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentin e prokurimeve për mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktorin ose produktin e përshtatshëm pasi ti kete dhene direktivat e duhura;
- Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore dhe aprovon gjithmon materialet qe do te implementohen ne objekt duke ndjekur procesin hap pas hapi;
- Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit duke marre direktivat nga drejtori i kantierit;
- Mbikëqyr dhe mirëmban në mënyrë periodike sistemin HVAC etj., gjatë fazës së shfrytëzimit të objektit nga shoqëria;
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me teknikat e reja mekanike në ndërtim;
- Përgatit vetem ose në asistencë dosjen për leje në institucionet përkatëse;
- Detyra të tjera që i ngarkohen nga investitori/drejtuesi i kantierit;
- Të zotërojë diplomë universitare në profilin Inxhinieri Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës
- Ekseriecë pune, jo më pak se 7 (shtatë) vite
- Eksperiencë te gjate në sistemet HVAC, etj.
- Aftësi të mira në skicime dhe në programim të saktë;
- Të përdorë mirë programet: Office 365, Project, Autocad, Sap, Etap, etj.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
- Aftësi shumë të mira të të punuarit në grup dhe me deadline;
- Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e përgjithshëm të projektit;

Apply