Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER I SIGURIMIT DHE KONTROLLIT TË CILËSISË (QA/QC)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Topografi | Gjeodezi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
VIBTIS sh.p.k., kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton profesionistë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:
- Përpunimi i projekteve të zbatimit dhe hartimi i detajeve teknike për kantierin.
- Kontrolli i vizatimeve, dokumentacionit teknik dhe përputhshmërisë së projekteve me preventivat.
- Përpunimi i volumeve, librezave të masave dhe përgatitja e situacioneve mujore.
- Hartimi i relacioneve teknike, raporteve të progresit dhe dokumentacionit për dorëzime, kolaudime dhe arkivim teknik.
- Inspektimi periodik i punimeve në terren dhe raportimi i ecurisë së projekteve.
- Mbështetja në përgatitjen e dokumentacionit teknik për pjesëmarrje në tenderë.
- Bashkëpunimi me ekipet e projektit për të garantuar standardet e cilësisë gjatë zbatimit.
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknikë, Gjeodezi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
- Eksperienca në sektorin Ujësjellës–Kanalizime përbën avantazh.
- Pjesëmarrja në projekte të financuara nga institucione ndërkombëtare përbën avantazh.
- Njohuri të mira mbi procedurat teknike dhe ligjore të sektorit të ndërtimit.
- Aftësi në përdorimin e AutoCAD, MS Office dhe MS Project.
Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS dhe kontribuoni në realizimin e projekteve me standarde të larta profesionale.
#VIBTIS #Hiring #QAQC #CivilEngineer #Construction #EngineeringJobs #QualityControl #Infrastructure #CareerOpportunity #AlbaniaJobs
Apply WhatsApp