• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier i Pajisjeve Mjekësore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend, aktualisht është duke kërkuar një Inxhinier të Paisjeve Mjekësore.


Përgjegjësitë kryesore:



  • Instalimi i pajisjeve mjekësore në objektet e kujdesit shëndetësor (spitale, klinika, laboratorë, etj.), sipas specifikimeve të prodhuesit dhe standardeve rregullatore;
  • Kryerja e testimeve të vazhdueshme të pajisjeve mjekësore për të siguruar sigurinë, funksionalitetin dhe pajtueshmërinë me standardet e industrisë;
  • Sigurimi i mbështetjes për mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve mjekësore në mjediset e kujdesit shëndetësor;
  • Përgatitja e raporteve të detajuara të shërbimit, duke përfshirë përshkrimet e incidenteve, riparimet e bëra dhe rekomandimet për përmirësime;
  • Bashkëpunimi me ekipe ndërfunksionale, duke përfshirë punonjësit e klinikave ose spitaleve dhe personelin prodhues;
  • Ofrimi i trajnimeve dhe udhëzimeve për personelin mjekësor dhe përdoruesit.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare e preferueshme në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Elektronike, ose në fusha të tjera të ngjashme;
  • E preferueshme 1-2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
  • Aftësi kompjuterike dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të mira komunikimi.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top