• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier HSE

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
INXHINIER HSE

Ne jemi Arlis Construction, pjese e Armaar Group, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier HSE.
Pozicioni: Inxhinier HSE
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinier HSE është përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për kompaninë dhe kontraktorët. Detyra e tij është të koordinojë të gjithë kantieret dhe personat përgjegjës të tyre dhe të sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.

Detyrat dhe përgjegjësitë
· Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
· Të përditësojë politikën e shëndetit dhe sigurisë në punë;
· Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë në punë;
· Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE si dhe të përmirësojë ato në kuadër të zhvillimit së kompanisë, ligjit edhe stafit;
· Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
· Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet e kantierit, lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
· Të kryejë DVR për çdo kantier së bashku me grupin e ngarkuar nga kantieri si dhe të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
· Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
· Të organizojë dhe të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë.
· Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;
· Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;
· Të ndihmojë në hartimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit;
· Të ndihmojë në hartimin e Planit Operativ të Sigurisë;
· Kontrollon zbatimin e rregullores së Sigurisë dhe Shëndetit nga stafi si dhe nga kontraktorët e kompanisë në çdo kantier;
· Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
· Asiston stafin e kantiereve mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;
· Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në kantier dhe ja vendos ato ne dispozicion departamentit të burimeve njerëzore në rast kontrolli;
· Të bashkërendoj me drejtuesit e kantiereve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;
· Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
· Detyra të tjera që i ngarkohen;
Edukimi dhe Kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime për pozicionin;
  • Kërkohen mbi 7 vite eksperiencë pune, dhe 5 vite eksperience ne procedurat HSE;
  • Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline;
  • Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, përdorimi i programit AUTOCAD perben avantazh;
  • Te jetë bashkepunues,fleksibel dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Vleresohet shume qendrueshmeria, integriteti dhe besueshmeria;
  • Njohja e gjuhës angleze/italiane përbën avantazh.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e email: [I]xh.cobani@arlis.al[/I] me subjekt: “Inxhinier HSE”.
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Suksese!
 


Apply
Back
Top