• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Elektrik në Kantier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Për të përforcuar stafin menaxhues teknik në projektet në zhvillim, kompania shpall pozicionin vakant për:

Inxhinier Elektrik me eksperiencë në ndërtimin e linjave elektrike.

Përshkrimi i Punës
Të sigurojë zbatimin korrekt të projekteve elektrike në terren për ndërtimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e linjave elektrike të tensionit të ulët, mesëm dhe të lartë, në përputhje me standardet teknike, kërkesat e kontratës dhe normat e sigurisë.

Detyrat e përgjithshme të rolit:
  • Mbikëqyrja dhe zbatimi i punimeve për linja ajrore dhe/ose kabllore TU (0.4 kV), TM (6–35 kV) dhe TL (110 kV, 220 kV).
  • Interpretimi dhe zbatimi i projekteve teknike: plane shtrirjeje, profile linjash, skema elektrike dhe detaje montimi.
  • Kontrolli i montimit të shtyllave, traversave, izolatorëve, klemave dhe aksesorëve të linjës.
  • Mbikëqyrja e shtrirjes, tensionimit dhe rregullimit të përcjellësve sipas parametrave teknikë.
  • Verifikimi i distancave të sigurisë, lartësive minimale dhe tokëzimit.
  • Koordinimi i punimeve me inxhinierët civilë dhe ekipet e terrenit.
  • Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe përputhshmërisë me specifikimet teknike.
  • Mbajtja e dokumentacionit teknik të kantierit (ditar punimesh, raporte ditore/javore, as-built).
  • Pjesëmarrja në testime, kolaudime teknike dhe dorëzime përfundimtare.
  • Zbatimi strikt i rregullave të sigurisë elektrike, HSE dhe punës në lartësi.
Kriteret dhe kualifikimet:
  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike.
  • Minimalisht te kete 3 vite eksperiencë në linja TU/TM/TL.
  • Njohuri të avancuara të standardeve IEC / EN dhe praktikave të ndërtimit të linjave elektrike.
  • Aftësi për lexim dhe interpretim të detajuar të projekteve elektrike.
  • Njohuri praktike në tokëzim, mbrojtje dhe siguri elektrike.
  • Përdorim i AutoCAD dhe MS Office për raportim teknik.
  • Trajnime HSE, punë në lartësi dhe siguri elektrike (avantazh).
  • Eksperiencë në mbikëqyrjen e ekipeve dhe koordinimin në kantier.
  • Aftësi të mira organizimi, zgjidhje problemesh dhe komunikimi me palët e përfshira.
  • Njohuri mbi softuerë si AutoCAD, ETAP, ose programe të tjera teknike.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Leje drejtimi kategoria B
Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën human.resources@enbi-power.com, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top