• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Pozicioni i punës: Inxhinier/e Ndertimi
Kushtet e kontratës: Me kohe te plote
Kompania: GB THERMO COLOR SHPK

Qëllimi i pozicionit: Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikut të punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushteve teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
  • Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore dhe t’ i paraqesë ato për diskutim, aprovim dhe miratim;
  • Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur proçes verbalet përkatëse dhe miratimin e proçeseve në vazhdim
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
  • Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë në sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar studimet për inxhinieri ndërtimi (3+2 ose 5 vjeçare).
  • Eksperiencë mbi 2 vjet si inxhinier ndërtmi në zbatim për ndërtime civile dhe industriale.
  • Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj.;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e baskëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj.;
  • Të ketë leje drejtimi për automjet.


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: purchasemanager@gbthermo.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 67 206 9269.
 


Apply WhatsApp
Back
Top