• Tirane, Ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndërtimi në Kantier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
SHOQËRIA “ALCA” SH.P.K.
Shoqëria “ALCA”, me veprimtari në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të fasadave, kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndërtimi ne kantjer.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aktiviteteve në kantier, duke siguruar respektimin e afateve dhe buxheteve.
  • Monitorimi dhe raportimi i progresit të projektit, duke identifikuar dhe zgjidhur vonesat apo problemet.
  • Koordinimi me menaxherët e projektit, arkitektët, inxhinierët dhe nënkontraktorët për një realizim pa probleme.
  • Mbikëqyrja dhe mentorimi i ekipeve në kantier, duke siguruar performancë të lartë dhe respektim të standardeve të sigurisë.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me të gjitha kërkesat teknike, ligjore dhe të sigurisë.
  • Hartimi i dokumentacionit të projektit, përfshirë planifikimet e punës, raportet e progresit dhe raportet teknike.
  • Përgatitja dhe menaxhimi i preventivave, situacioneve mujore dhe faturimeve të punimeve.
  • Planifikimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e operacioneve ditore përmes inspektimeve të rregullta.
  • Identifikimi dhe menaxhimi proaktiv i rreziqeve operative.
  • Menaxhimi i furnizimeve dhe pajisjeve, duke shmangur mungesat apo tepricat.
  • Promovimi i një kulture të fortë sigurie në punë.
  • Sigurimi që raportimet ditore të jenë në përputhje me politikat e brendshme dhe kërkesat e projektit.
  • Ruajtja e koordinimit të vazhdueshëm me ekipet e projektit në të gjitha fazat.



Kërkesat:

  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Civile ose fushë të ngjashme.
  • 3-5+ vite eksperiencë në menaxhim kantieri, preferohet në industrinë e fasadave.
  • Njohuri të forta mbi dokumentacionin teknik dhe ligjor në ndërtim.
  • Njohuri në AutoCAD, Microsoft Office dhe programe menaxhimi projektesh.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe zgjidhjeje problemesh.
  • Aftësi të forta drejtuese dhe menaxhimi ekipesh.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:
info@alca.al ose ne numerin e telefonit 0697084250.
 


Apply WhatsApp
Back
Top