Tirane, Ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndërtimi në Kantier
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
SHOQËRIA “ALCA” SH.P.K.
Shoqëria “ALCA”, me veprimtari në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të fasadave, kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndërtimi ne kantjer.
info@alca.al ose ne numerin e telefonit 0697084250.
Shoqëria “ALCA”, me veprimtari në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të fasadave, kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndërtimi ne kantjer.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Menaxhimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aktiviteteve në kantier, duke siguruar respektimin e afateve dhe buxheteve.
- Monitorimi dhe raportimi i progresit të projektit, duke identifikuar dhe zgjidhur vonesat apo problemet.
- Koordinimi me menaxherët e projektit, arkitektët, inxhinierët dhe nënkontraktorët për një realizim pa probleme.
- Mbikëqyrja dhe mentorimi i ekipeve në kantier, duke siguruar performancë të lartë dhe respektim të standardeve të sigurisë.
- Sigurimi i përputhshmërisë me të gjitha kërkesat teknike, ligjore dhe të sigurisë.
- Hartimi i dokumentacionit të projektit, përfshirë planifikimet e punës, raportet e progresit dhe raportet teknike.
- Përgatitja dhe menaxhimi i preventivave, situacioneve mujore dhe faturimeve të punimeve.
- Planifikimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e operacioneve ditore përmes inspektimeve të rregullta.
- Identifikimi dhe menaxhimi proaktiv i rreziqeve operative.
- Menaxhimi i furnizimeve dhe pajisjeve, duke shmangur mungesat apo tepricat.
- Promovimi i një kulture të fortë sigurie në punë.
- Sigurimi që raportimet ditore të jenë në përputhje me politikat e brendshme dhe kërkesat e projektit.
- Ruajtja e koordinimit të vazhdueshëm me ekipet e projektit në të gjitha fazat.
Kërkesat:
- Diplomë Bachelor në Inxhinieri Civile ose fushë të ngjashme.
- 3-5+ vite eksperiencë në menaxhim kantieri, preferohet në industrinë e fasadave.
- Njohuri të forta mbi dokumentacionin teknik dhe ligjor në ndërtim.
- Njohuri në AutoCAD, Microsoft Office dhe programe menaxhimi projektesh.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe zgjidhjeje problemesh.
- Aftësi të forta drejtuese dhe menaxhimi ekipesh.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
info@alca.al ose ne numerin e telefonit 0697084250.
Apply WhatsApp