• Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
  3. Topografi | Gjeodezi
Eksperienca
vetem me eksperience
Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për pozicionin:

INXHINIER/E NDËRTIMI NË ZYRËN TEKNIKE

Kërkesat/Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të ketë mbi 3 vite përvojë pune në këtë profil.
  • Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad, (preferohet: Sap. Etabs).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.


Detyrat
  • Administron të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor të objektit në ndërtim, në dosjen përkatëse.
  • Përpunon projektet, harton situacionet, librezat e masave.
  • Kontrollon materialet që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore).

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al deri në datën 03.01.2025.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.


Connect to Opportunities!


Cel. : 0672032221
 


Apply WhatsApp
Back
Top