• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e Kostoist dhe Inxhinier Ndertimi Drejtues Teknik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e Kostoist dhe Inxhinier Ndertimi Drejtues Teknik
Shoqeria e ndertimit “ELDINO” sh.p.k ne kuader te zgjerimit te saj kerkon te punesoje staf mbeshtetes ne pozicionin Inxhinier Ndertimi - Drejtues Teknik, me eksperience pune.

Detyrat dhe Pergjegjesite e Inxhinier/e Kostoist:

  • Përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizë të çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
  • Realizon rakordimet mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
  • Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
  • Raportimin e kostove të objekteve tek Manaxheri i Projektit, Drejtori i Departamentit të Menaxhimit dhe të Financës.
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me çështjet e kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor.
  • Kontrollon çmimet e dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Manaxheri i Projektit për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.
  • Kontribuon në përgatitjen buxhetit mujor të përcaktuar për objektin.
  • Informohet për raportet mujore të inventarizimit të materialeve.
Detyrat dhe Pergjegjesite e Drejtuesit Teknik:
Zbatimi i punimeve ne kantier sipas projektit te miratuar:

• Harton dhe Kontrollon librezat e masave;
• Kontrollon dhe miraton situacionet permbledhese mujore;
• Kontrollon dhe harton analizat teknike te cmimeve per zerat e punimeve te ndertimit;
• Kontrollon grafikun e punimeve per ecurine normale te tyre;
• Jep zgjidhje nga ana teknike per problemet gjate punimeve;
• Dorezon dokumentacionin teknik te kerkuar nga Mbikeqyresi i punimeve;
• Formulon proces-verbalet per punimet shtese;
• Siguron implementimin e Manualit Teknik dhe të procedurave, instruksioneve, formularëve;
• Pergjegjes per sigurimin teknik ne kantier;
• Koordinon punen per pergatitjen e dokumentacioneve tekniko—ligjore per objektet;
• Detyra te tjera qe nuk jane permendur specifikisht me sipër dhe qe jane ne funksion te permbushjes se detyrave nga ana e tij;
• Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
• Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit. Përgatit plane aftatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
• Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
• Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara sic duhet;
• Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
• Siguron asistence administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet;
• Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurine e projekteve;
• Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
• Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
• Orienton vartësit në procesin e punës.

Kualifikimet e tjera:

-Te jetë i/e diplomuar në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit në nivelin Master.
-Te kete eksperience pune minimalisht 5 vite ne ndjekjen e punimeve.
-Te jete i/e pajisur me licence.
-Te jetë i/e aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkepunim me anëtarët e tjerë të stafit të kompanisë.
-Aftësi komunikuese dhe punuese në grup.
-Te njoh programet bazë në kompjuter, autocad, exel, etj.

Te interesuarit te dergojne CV ne: eldino.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top