• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier/e Hidroteknik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Inxhinier/e Hidroteknik ose Ndërtimi

Vendodhja: 1 orë larg Unazës së Madhe të Tiranës

Kompania: KOKA shpk

Përshkrimi i Pozicionit te punes: Kompania KOKA shpk kërkon të punësojë një inxhinier hidroteknik zbatues/ ose ndërtimi, të kualifikuar dhe me përvojë për një projekt që zhvillohet në degën e Lumit Mat, në afërsi të rrugës së Arbërit (1 orë larg Unazës së Madhe të Tiranës).


Kriteret që duhet të plotësojë, janë si më poshtë:

  • Diplomë universiteti në Inxhinieri Hidroteknike (ose te ngjashme).
  • Licensat përkatëse për ushtrimin e profesionit.
  • Eksperiencë pune minimale 3 vjet (preferohet në projekte hidro-energjitike dhe infrastrukturore).
  • Patente e drejtimit e klasit B.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe punë në grup.
  • Pavarësi dhe angazhim në përmbushjen e afateve.
  • Njohuri të mira të softuerëve inxhinierikë dhe aplikacioneve të lidhura me fushën.
Ofrohen:

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim.
  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
  • Mjedis pune i motivuar dhe profesional.
  • Lokacion i lehtë për akses, 1 orë larg Unazës së Madhe të Tiranës nëse është banues në Tiranë për të ardhur çdo ditë në shtëpi (transporti nga kompania)
Të interesuarit që përmbushin kriteret e mësipërme mund të dërgojnë CV-në dhe kopjen e licensës në adresën e emailit kontakt@koka-shpk.com ose të kontaktojnë në numrin +355 68 200 2658.

Afati i aplikimeve: 30 ditë
 


Apply WhatsApp
Back
Top