• Tirane, ofrohet vend pune Interior Design Lead Architect

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Arkitekt Udhëheqës i Dizajnit të Brendshëm
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i Interierit është përgjegjës për projektimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të interierit, duke u bazuar në buxhetin e miratuar, kërkesat e klientit dhe karakteristikat e objektit. Nga analiza e vendndodhjes, tipologjisë së ndërtesës dhe profilit të klientit, përcakton stilin arkitektonik, materialet dhe zgjidhjet funksionale të përshtatshme.
Ai/ajo përgatit vizatimet arkitektonike të interierit, paketat e tenderimit, planifikon dhe koordinon proceset e punimeve arkitektonike, si dhe mbikëqyr cilësinë, afatet dhe zbatimin korrekt të projektit. Gjithashtu, supervizon skuadrën për të garantuar ruajtjen e gjuhës identifikuese dhe standardeve arkitektonike në projektet e komplekseve të ndryshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e projektit të interierit;
  • Siguron funksionalitetin dhe estetikën e hapësirave të brendshme, në përputhje me stilin arkitektonik, kohën dhe vendndodhjen;
  • Harton strukturat, vizatimet, planet në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me detajet e nevojshme teknike;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, kontraktorët dhe arkitektët e tjerë;
  • Supervizon skuadrën për të ruajtur logjikën dhe gjuhën arkitektonike të projektit;
  • Komunikon me klientin për konceptin dhe llojin e dizajnit dhe inspekton kantierin;
  • Merr në konsideratë stilin e përdorur në përputhje me ndërtesën si dhe vendndodhjen e objektit;
  • Përgatit skica paraprake duke përdorur programe të përshtatshme projektimi (AutoCAD, SketchUp), të cilat ofrojnë një përshtypje të parë të ambientit të krijuar, materialet e përdorura dhe kombinimi i tyre;
  • Arkitekti mund të rishikojë planet për t’iu përshtatur kërkesave të klientit;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të zhvillohet dizajni, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime të materialeve të përdorura dhe metodat e zbatimit;
  • Viziton rregullisht kantierin për të siguruar zbatim korrekt sipas projektit;
  • Aprovon materialet që duhen përdorur;
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve të tjerë arkitektonikë, mekanikë dhe personelit tjetër të përfshirë në projekt;
  • Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e projektimit;
  • Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen e kostove të projektit, materialeve, mobilimit, ndriçimit etj, të përdorura në të;
  • Merr pjesë në përzgjedhjen e materialeve, mobilimit, ndriçimit, etj në raport me buxhetin e përcaktuar;
  • Merr pjesë në përgatitjen e paketave të tenderimit;
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitektonike dhe materialeve;
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve punimet e rifiniturave arkitektonike;
  • Detyra të tjera të caktuara.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:
  • Të ketë 8-10 vite eksperiencë si në fushën e projektimit interior dhe zbatimit;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje të qartë të ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi të mira për t’u përgjigjur ndaj ngarkesës dhe ritmit të lartë;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e programeve 2D dhe 3D: AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Photoshop, etj.
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...erior-Design-Lead-Architect?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 02/02/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top