• Tirane, ofrohet vend pune Interior Architect

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania po kërkon një Interior Architect për klientin e saj, një studio arkitekture.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Zhvillimi i koncepteve arkitekturore të brendshme nga faza fillestare deri në dokumentacionin e ndërtimit, përfshirë planifikimin e hapësirës dhe përzgjedhjen e materialeve;
• Bashkëpunim i ngushtë me klientët për të kuptuar vizionin e tyre, prezantimi i propozimeve të dizajnit dhe përfshirja e komenteve gjatë gjithë procesit të projektit;
• Hartimi i vizatimeve teknike të detajuara, planeve, elevacioneve dhe vizualizimeve 3D duke përdorur programe si AutoCAD, Revit dhe SketchUp;
• Koordinimi me arkitektë, inxhinierë, kontraktorë dhe furnitorë për të siguruar që vizioni i dizajnit të ruhet gjatë realizimit të projektit;
• Sigurimi që të gjitha dizajnet përputhen me kodet lokale të ndërtimit, kërkesat e aksesueshmërisë, standardet e qëndrueshmërisë dhe rregulloret e sigurisë dhe shëndetit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Arkitekturë ose Interior Dizajn;
Minimumi 3 vite përvojë profesionale në arkitekturë apo dizajn të brendshëm, preferohet në projekte komerciale, turizmi ose rezidenca premium;
Njohuri të programeve dizajni si AutoCAD, Revit, Adobe Creative Suite, SketchUp dhe programe vizualizimi (p.sh. Lumion, V-Ray);
• Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi, me vëmendje ndaj detajeve;
• Të ketë leje drejtimi automjeti.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top