Tirane, ofrohet vend pune Infermiere – Koordinatore e Pacientëve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Infermieri
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Infermiere – Koordinatore e Pacientëve
Klinikë Estetike – TiranëPër një nga klientët tanë, një klinikë estetike e njohur dhe me reputacion në Tiranë, jemi në kërkim të një Infermiere – Koordinatore e Pacientëve. Kërkojmë një profesioniste proaktive, të organizuar dhe të përgjegjshme, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim të fortë ndaj kujdesit për pacientin dhe shërbimeve të klinikës. Kandidatja ideale duhet të jetë e artikuluar, e kujdesshme ndaj detajeve, të mësojë shpejt dhe të tregojë iniciativë, duke ruajtur në çdo moment profesionalizmin, etikën dhe konfidencialitetin në marrëdhënien me pacientët.
Përgjegjësitë Kryesore
- Mirëpret, orienton dhe ndjek pacientët gjatë eksperiencës së tyre në klinikë.
- Përgatit pacientët dhe asiston mjekun gjatë procedurave, sipas protokolleve të klinikës.
- Informon qartë pacientët mbi trajtimet, përgatitjen, rikuperimin, paketat dhe shërbimet e klinikës.
- Kupton nevojat e pacientëve dhe prezanton në mënyrë profesionale alternativat e ofruara nga klinika.
- Ndjek komunikimin me pacientët dhe koordinon detyrat e deleguara nga mjeku.
- Mbështet organizimin e aktivitetit të përditshëm të klinikës.
Profili i kërkuar
- Diplomë dhe kualifikim si infermier/e.
- Preferohet eksperiencë në klinika private, estetike ose ambiente të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me pacientët.
- Person i artikuluar, proaktiv dhe që mëson shpejt.
- Shumë i organizuar, korrekt dhe i aftë të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.
- Paraqitje profesionale, etikë e fortë pune dhe diskrecion maksimal.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp