• Tirane, ofrohet vend pune HSE OFFICER – INSPEKTOR PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxhinieri
  3. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  4. Inxh. Ndertimi
  5. Inxh. Industriale
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Agjencia e Punësimit "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një agjenci e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për pozicionin:

HSE OFFICER – INSPEKTOR PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË

Kërkesat/Kualifikimet:


· Të ketë Diplomë të Arsimit të Lartë, në një nga degët e Inxhinierisë.
· Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
· Preferohet të ketë punuar me projekte të huaja brënda apo edhe jashtë vendit.
· Të jetë i pajisur me çertificatë të Përgjegjësit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (nga kompani të liçensura).
· Të ketë edhe çertifikime të tjera përgjatë karrierës si punonjës HSE që kanë lidhje me këtë fushë.
· Të njohë mirë legjislacionin shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
· Të ketë aftësi shumë të mirë në programet Microsoft Office.
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
· Të ketë Leje Drejtimi të klasit B.


Detyrat

· Është përgjegjës për sigurinë teknike të objektit si dhe zbatimin e të gjitha standardeve që kërkohen si nga autoritetet shtetërore ashtu edhe ato private.
· Përgatit planin e sigurisë së objektit. Përcakton objektivat e projektit për HSE.
· Krijon listën standard të aseteve që i nevojiten kantiereve për realizimin e detyrave HSE dhe i vendos ato në preventivin e projektit.
· Standardizon proçeset dhe proçedurat e kontrolleve sipas kërkesave të OSHAS 18001 dhe ligjit për sigurimin teknik, i implementon dhe i kontrollon ato.
· Organizon mbledhjet e sigurisë mbi problematikat e kantierit.
· Shqyrton raportet që i vijnë nga kantieri.
· Inspekton proçeset dhe procedurat e punës për të bërë të mundur një praktikë pune të mirë për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.



Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al deri në datën 20.01.2025.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.


Connect to Opportunities!


Cel. : 0672032221
 


Apply WhatsApp
Back
Top