• Tirane, ofrohet vend pune HSE Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie lider që operon prej vitesh në industrine e ndertimit, Dimension HR po kërkon të punësojë një profesionist të kualifikuar për pozicionin HSE Manager.
HSE Manageri do te kujdeset per realizimin e procedurave ligjore me qellim te garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit në përputhje me ligjin dhe sigurine, formimit të punëmarrësve dhe të përfaqësuesve të tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Te koordinoje dhe monitoroje punen e stafit nen varesine e tij per performancen dhe implementim te detyrave.
  • Te mbikqyre, udhëzojë,analizoje dhe vleresoje,kantieret e shoqerise si dhe stafin nen varesi.
  • Te kryeje vlerësimin e rreziqeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, përfshirë edhe grupet e punëmarrësve të ekspozuar ndaj rreziqeve të veçanta;
  • Te analizoje dokumentet e ESHS Oficer ne lidhje me analizat e Riskut te proceseve te punes dhe te analizoje te gjithe faktoret e riskut dhe masat zbutese per realzimin e proceseve te punes
  • Raporton tek CEO per ceshtjet e HSE dhe nderkohe bashkepunon me te gjithe departamentet per ceshtje te cilat lidhen me veprimtarine e tij.
  • Percakton trajnimet sipas nevojave te kantiereve dhe kerkesave ligjore perkatesisht per kantieret ne zhvillim dhe te pergjithsme te shoqerise.
  • Te përcaktoje masat mbrojtëse që duhen marrë dhe, nëse është e nevojshme, pajisjet mbrojtëse që do të përdoren;
  • Asiston nqs eshte e nevojshme ne lidhje me sqarimet e kerkuara per institucionet shteterore incidentet/aksidentet per kantierin qe ka patur aksident dhe eshte njoftuar zyrtarisht nga ESHS officer si dhe ben raporte ne lidhje me kerkesat e HSES nese ka mungesa ne lidhje me ceshtjet e sigurise dhe shendetit ne pune.
  • Ne bashkepunim me ESHS specialist ploteson dokumentacionin e nevojshem si dhe kryen vizita periodike sipas nevojes per te gjykuar mbi zabtueshmerine e masave te sigurimit Teknik ne terren.
  • Realizon mbledhje,keshillon si dhe merr veprimet e nevojshme ndaj departamenteve te cilet nuk zbatojne rregullat e sigurimit Teknik.
  • Ne cilesine e HSE harton planin e sigurisë dhe të koordinimit per nenkontraktoret ;
  • Siguron zbatimin e punes per punedhenesin Sigurohet nepermjet ESHS officer dhe Inxhiniereve te zbatimit ne site qe ky plan te zbatohet me rigorozitet te plote. konform parimit “back to back”
  • Harton/Kontrollon periodikisht raporte per sigurine dhe permbledhje te dokumentacionit per palet te cilet raporton CEO-n ,apo Harton dokumentcaionin e kerkuar ne lidhje me Raportimet Periodike te zbatimit te kontratave ne process.
  • Informohet nga dep.Juridik ne lidhje me dokumentaciuonin qe duhet te dorezoje si dhe mirembajtjen peridoike te certifikatave te cilseise ISO 14001 dhe ISO 9001
  • Realizon certifikimet e nevokjshme per stafin e shoqerise,kryen blerjet e nevojshme per ceshtjet e Shendetit ne pune Sigurise PPE ,Sinjalitikes ne kantierper menaxhimin e trafikut apo informacionit qe duhet te jepet ne kantier ne lidhje me sigurine ne pune.
  • Kryen trajnime dhe mbledhje me keshillin e sigursie ne lidhje me ceshtjet e raportuara nga ESHS officers për sigurinë dhe diskutime mbi rreziqet që lidhen me ndërtimin, praktikat e sigurta të punës dhe procedurat e emergjencës.
Vendimet Kryesore:
  • Shqyrton perputhshmerine e kantierit ne raport me Dokumentin e Vleresimit te Riskut,Planin e Sigurise dhe Koordinimit si dhe merr masat perkatese konform procedures per realizmin e tyre.
  • Pezullon punen e kantierit dhe harton masa administrative deri ne largim nga puna te stafit qe kundershton respektimin e ligjit te sipercituar.
  • Kontrollon punen e specilaisteve ne varesi,inxhiniereve apo PM ne lidhje me ceshtetjet e HSE me qellim permiresimin e tyre
  • Harton(apo menaxhon,sipas rastit) dokumentacionin per konkurimin ne procedura konkurimi sipas nevojave te kompanise.
  • Bashkerendon punen me departamentet dhe organizon mbledhjet e Keshillit te Sigurise,CEO,apo edhe institucionet pergjegjese ne lidhje me sigurine ne pune
  • Harton/Menaxhon dhe/ose Ploteson dokumentacionin ne lidhje me kerkesat e kontratave per ceshtje te sigurise ne pune dhe te mjedisit. ESHS Manager
  • Njofton per parregullsi te procedurave ne rastet e nenkontraktimit,shmangies se zbatimit te rregullave te sigurise dhe mbrojtjes se mjedisit ne cdo kantier.
  • Jep vleresimet per stafin, angazhimin,plotesimin e detyrave,vleresimet e performances etj
Aftësitë dhe Kualifikimet e Kërkuara:
  • Diplome universitare Master ne fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit(FIN ,UPT) , në përputhje me aktet ligjore në fuqi;
  • Kualifikime e kerkuara sipas ligjit shqiptar si dhe kualifikmet nderkombetare te tjera ne fushen e Health Safety & Environment konsiderohen avantazh.
  • Eksperience ne fushen e zbatimit per njohjen e rreziqeve qe paraqesin proceset e punes dhe per dhenien e zgjidhjeve Tekniko ligjore ne perputhje me kerkesat e ligjit dhe rregulloreve te Sigurise dhe Shendetit ne pune
  • Vërtetim nga ana e punëdhënësve që vërteton që ka punuar në sektorin e ndërtimeve për të paktën 5 vjet si Inxhinier dhe 3 vjet si HSE
  • Njohuri te shkelqyera te gjuhes Angleze
  • Aftesi vendimarrese ne fushen e sigurise ne pune
  • Njohuri mbi proceset e punes dhe masat mbrojtese
  • Trajnimi dhe organizimi i takimeve ne lidhje me çeshtjet e sigurise dhe shendetit ne pune.
“Kjo është një mundësi unike për t’u bërë pjesë e një ekipi lider në industrinë e ndertimit ne Shqipëri.”

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « HSE Manager »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top