• Tirane, ofrohet vend pune HR Communications Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Marketing
EPPC Albania po kërkon një HR Communications Specialist për t’iu bashkuar ekipit.

Përgjegjësitë kryesore:

Menaxhimi i Komunikimeve Dixhitale dhe Promovimi i Shërbimeve të Kompanisë:

• Zhvillimi dhe implementimi i kalendarit mujor të komunikimeve dhe fushatave promovuese, në përputhje me prioritetet e biznesit;
• Krijimi i përmbajtjeve kreative, të strukturuara dhe me ndikim për të gjitha platformat sociale (LinkedIn, Instagram, Facebook, etj.);
• Hartimi dhe redaktimi i artikujve, blogeve, buletineve dhe materialeve të tjera të marketingut;
• Menaxhimi dhe përditësimi i përmbajtjes së faqes së internetit të kompanisë;
• Monitorimi i performancës së publikimeve/fushatave, dhe përgatitja e raporteve të përmbledhura, duke sugjeruar përmirësime bazuar në analizat e të dhënave.

Angazhim në projekte të HR dhe Learning & Development:
• Administrimi dhe mirëmbajtja e sistemit FinxS për vlerësimet e sjelljes, duke koordinuar përdorimin e tij si për nevojat e brendshme të stafit, ashtu edhe për klientët;
• Suport në planifikimin, organizimin logjistik dhe promovimin e aktiviteteve të team building dhe sesioneve të trajnimit;
• Asistim në përgatitjen e materialeve të komunikimit dhe marketingut për trajnime apo projekte të brendshme.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
• Përvojë në ndërtim kontenti, komunikime, menaxhim rrjetesh sociale;
• Njohje e platformave të kontentit dhe dizajnit si Canva, WordPress;
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
• Të jetë person i përgjegjshëm, i përkushtuar në punë dhe proaktiv;
• Kreativ, i vëmendshëm ndaj detajeve dhe me aftësi të mira organizative.

Benefitet:
• 32-orë në javë punë;
• Kushte shumë të mira pune.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top