• Tirane, ofrohet vend pune HeadEnd Junior Specialist

POZICIONI: HeadEnd Junior Specialist

RAPORTON: Menaxheri i Departamentit HeadEnd

PËRSHKRIMI PËRMBLEDHËS I PUNËS:
Specialisti i HeadEnd, do të jetë përgjegjës për monitorimin e sistemeve që mundësojnë shërbimin në platformat Tring, si dhe duhet të ndërveprojë në zgjidhjen e problematikave me departamentet e tjera (suportin e klientit, transmetimin, programacionin, etj).

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Përmirësimin e sistemit hardware në lidhje me azhornimin e tyre;
  • Monitoron cilësinë e shërbimit të stream-eve;
  • Ruan dokumentacionin për të gjitha sistemet e Tring TV, lidhjen e tyre të brendshme të rrjetit Core;
  • Mban raporte ditore e javore të operacioneve të sistemve për problematikat dhe zhvillimet kryesore.
FORMIMI ARSIMOR
Diplomë Universitare bachelor në Informatike, Telekomunikacion, TIK apo Elektronikë.

EKSPERIENCË
Përparësi do të kenë kandidatët me eksperienca të mëparshme të ngjashme
AFTËSI TË TJERA
  • Të ketë njohuri mbi pajisjet e ndryshme hardware;
  • Të ketë njohuri mbi sinjalin si dhe komponentet Audio/Video;
  • Të jetë i përgjegjshëm në respektimin e detyrave brenda afatit kohor;
  • I aftë në zgjidhjen e problemeve brenda afateve;
  • Të ketë aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi.
Personat e interesuar të dërgojnë CV të detajuar në gjuhën shqipe brenda datës 30.09.2022, në adresën hr@tring.tv
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të telefonohen.
 


Apply
Back
Top