• Tirane, ofrohet vend pune Head of Beauty Division

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
EPPC Albania kërkon një Head of Beauty Division për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon në fushën e importit dhe distribucionit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe pjesëmarrja në negocimin e kushteve kryesore në kontratë me furnitorët;
  • Përgatitjen dhe pjesëmarrjen në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së të gjitha markave brenda programit;
  • Pjesëmarrje në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve dhe modeleve të kostos;
  • Pjesëmarrje në monitorimin mujor të kostove dhe monitorimin e realizimit të planeve;
  • Koordinimi me ekipet për të siguruar nivele optimale të stokut në magazinë qëndrore në përputhje me planet e shitjeve;
  • Përgjegjës në zbatimin e politikës së prokurimit dhe politikës së shitjeve;
  • Përgjegjës në përcaktimin e buxhetit të markave individuale;
  • Përgjegjës për organizimin e politikës së çmimeve dhe sistemit të zbritjeve;
  • Përgjegjës në marrëveshjet e lidhura me klientët dhe raportimi saktë i informacioneve të përftuara;
  • Monitorimin dhe zgjidhjen e ankesave nga klientët;
  • Pjesëmarrja në politikën e përmirësimit të shitjeve;
  • Monitorimin dhe analizën e konsumatorëve, konkurrencës, kanaleve të shpërndarjes;
  • Monitorim i rregullt i pikave të shitjes;
  • Përmirësimin e aftësive të punonjësve nën varësi;
  • Përgatitjen e raporteve mujore, regjistrimeve, shënimeve, analizave dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Administrim Biznes, Ekonomik ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në profile të ngjashme;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze:
  • Njohuri shumë të mira të MS Office (Excel, Power Point, Word);
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Me aftësi drejtuese dhe me aftësi të punojë në skuadër;
  • Me aftësi të mira negociuese.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top