• Tirane, ofrohet vend pune Grimier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
4 Kinostudio | Porcelan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Estetik | Parukeri | Berber
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
POZICION VAKANT

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, media, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

SCAN Media, pjesë e Grupit Balfin, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN TV është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.

Pozicioni: Grimier/e
Departamenti: Programacion
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Grimier/e është përgjegjës për estetiken në grim dhe flokë të personave që shfaqen në ekranin e SCAN TV.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Realizon grimin për moderatorët dhe të ftuarit dhe të gjithë personat që shfaqen në ekran për SCAN TV duke u bazuar në tipologjinë e individit dhe emisionit.
  • Kujdeset për paraqitjen e flokëve dhe të pamjes vizuale të fytyrës të personave që shfaqen në ekran
  • Llogarit kohën e nevojshme për grimin dhe flokët dhe informon paraprakisht personat përkatës
  • Koordinohet me kostumografin dhe drejtuesin e programacionit për kombinimin e paraqitjes
  • Asiston në fshirjen e grimit
  • Kujdeset që produktet e kozmetikës dhe mjetet e punës të jenë të ruajtura në mënyrën e duhur, të ketë stok të mjaftueshëm në çdo kohë dhe periodikisht realizon listën për zëvëndësimin / shtimin e tyre
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
Kërkesat për pozicionin:

  • Eksperiencë pune si Grimier dhe në stilimin e flokëve në media televizive
  • Njohuri të një game të gjerë të linjave kozmetike profesionale
  • Përvoja me stile të ndryshme grimi
  • Vëmendje ndaj detajeve
  • I/e aftë për të punuar nën presionin e kohës
  • I/e disponueshëm/e për të punuar me turne
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@scan-tv.com.
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 27/03/2022.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top