• Tirane, ofrohet vend pune Grimier/e & Parukier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Estetik | Parukeri | Berber
Eksperienca
vetem me eksperience
Vizion Plus kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Grimier/e & Parukier/e, profesionist/e dhe kreativ/e, për të kontribuar në përgatitjen dhe paraqitjen vizuale të moderatorëve, gazetarëve, të ftuarve dhe personazheve televizive.

Përgjegjësitë kryesore
  • Kryen grimin profesional për moderatorë, gazetarë, të ftuar dhe personazhe televizive, në përputhje me standardet e transmetimit televiziv.
  • Realizon krehjen dhe stilimin e flokëve sipas formatit të emisionit, profilit të personit dhe kërkesave editoriale.
  • Siguron që paraqitja e personave në ekran të jetë e përshtatshme për ndriçimin, kamerat HD dhe standardet estetike të televizionit.
  • Kryen rregullime dhe korrigjime të grimit dhe flokëve gjatë transmetimeve live, regjistrimeve dhe pushimeve teknike.
  • Bashkëpunon ngushtë me regjisorët, producentët, stilistët dhe ekipin e produksionit për të garantuar një paraqitje të unifikuar vizuale.
  • Përshtat teknikat e grimit dhe stilimit sipas formateve të ndryshme televizive, përfshirë lajme, emisione, intervista, spektakle dhe programe të tjera.
  • Kujdeset për higjienën, mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e mjeteve dhe produkteve të punës.
  • Zbaton standardet e sigurisë, higjienës dhe etikës profesionale.
  • Respekton konfidencialitetin dhe ruan një marrëdhënie korrekte e profesionale me stafin dhe të ftuarit.
Çfarë ofrojmë
  • Mundësi për të qenë pjesë e një prej ekipeve televizive më të njohura në Shqipëri.
  • Mjedis profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe eksperiencë në projekte dhe formate të ndryshme televizive.
  • Bashkëpunim me profesionistë të fushës së medias dhe produksionit.
📩 Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të plotë, së bashku me informacion të detajuar mbi arsimimin, kualifikimet dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit: hr@vizionplus.tv

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për një intervistë.

Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga Vizion Plus TV, në përputhje me Ligji Nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.
 


Apply
Back
Top