• Tirane, ofrohet vend pune Graphic Design

Graphic Design

Mbi kompaninë:

Kompania Vega Solar e ka filluar rrugetimin e saj në Nëntor 2018, si nje start - up dhe sot është shndërruar në kompaninë lider në tregun shqiptar të projekteve fotovoltaike.
Misioni i kompanisë është të ndërtojë një Shqipëri të pavarur energjitikisht dhe duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe cilësinë e lartë të projekteve qe realizon, të ardhmen e saj Vega Solar e ka projektuar si një kompani lider në realizimin e projekteve të mëdha fotovoltaike jo vetëm në Shqiperi, por edhe në Europë.
Roli i Graphic Design është një pozicion shume i rëndësishëm në realizimin e këtij vizioni, në realizimin e objektivave financiarë të kompanisë, si edhe imazhit që kompania kërkon të përcjellë dhe eksperiencës së klientit që synon të ndërtojë.

Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Zhvillon grafika, ilustracione dhe infografika që tërheqin vëmendjen për materiale të ndryshme marketingu, përfshirë broshura, faqet e internetit, mediat sociale dhe prezantime të ndryshme;
  • Përditëson katalogjet e projekteve, fletëpalosjeve dhe materialeve promovuese që shfaqin produktet dhe zgjidhjet tona PV;
  • Krijon vizuale tërheqëse për fushata emaili, reklama dixhitale dhe panaire të ndryshëm;
  • Aplikon rigorozisht udhëzimet e kompanisë për identitetin e saj të markës (brand identity) në të gjitha projektet e dizajnit;
  • Bashkëpunon me kolegët e tjerë në ekipin e Marketingut për përmirësimin dhe zhvillimin e identitetit të markës (brand identity) sipas nevojës;
  • Projekton banerat e faqes së internetit, faqeve të hyrjes (land in pages) dhe elementeve të tjera të internetit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të shtyrë angazhimin në faqe;
  • Krijon grafikat për mediat sociale dhe përmbajtje të animuar për të mbështetur fushatat tona të marketingut në mediat sociale;
  • Bashkëpunon me kolegët e tjerë në ekipin e Marketingut për të konceptuar dhe realizuar fushatat e marketingut, duke siguruar që elementët vizualë përputhen me objektivat e fushatës;
  • Projekton modelet e emailit, reklamave dixhitale dhe materialeve të shtypura për promovimin e fushatave;
  • Ndihmon në gjetjen dhe redaktimin e fotove të produkteve, mjeteve të punës dhe projekteve për t'u përdorur në materiale marketingu;
  • Përmirëson imazhet e fotove dhe videove përmes korrigjimeve të ngjyrave, retushimit dhe teknikave të tjera të redaktimit;
Kualifikimet profesionale dhe aftësitë e përgjithshme:
  • Arsim i lartë. Diplomimi ne Marketing përbën një avantazh, por nuk është i detyrueshëm;
  • Eksperiencë e mëparëshme e provuar pune në këtë rol;
  • Aftësi shumë të mira të të shprehurit, të cilat do të reflektohen në materiale të shkruara mbi kompaninë;
  • Njohuri shumë të mira të software të dizajnit grafik si Adobe Creative Suit (Photoshop, Illustrator, InDesign, etj);
  • Kuptim i fortë i principeve të dizajnit, tipografisë dhe skemave të vendosjes;
  • Përvojë në redaktimin e videove dhe grafikave të lëvizshme;
  • Njohuri e tendencave dhe praktikave më të mira të marketingut dixhital;
  • Njohuri të mirë komunikuese, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi të organizimit dhe prioritizimit të detyrave që caktohen;
  • Të jetë inovativ/e, i/e mprehtë, fleksibël, me vetëmotivim dhe fokus të theksuar te klienti;
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të përmbushur afatet;
  • Dëshirë dhe disponueshmëri për të udhëtuar dhe vizituar kantjerët ku punohet;
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Graphic Design” ose kontaktoni në numrin +355 69704 3888.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top