• Tirane, ofrohet vend pune Financiere në Retail

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Financiere në Retail (Full Time)

EB CONS, në emër të një klienti, po kërkon të rekrutojë Financiere në Retail për të mbështetur funksionet kyçe financiare, kontabël dhe analitike të kompanisë.
Roli kërkon një profesionist me përvojë në financë, kontabilitet dhe analizë të performancës.

Profili i Kandidatit

  • Njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe raportim financiar.
  • Minimumi 5 vite përvojë profesionale në role financiare/kontabël.
  • Të zotërojë aftësi të shkëlqyera analitike dhe kompetencë të lartë në përdorimin e MS Excel, duke siguruar përpunim, analizë dhe organizim të strukturuar të të dhënave financiare.
  • Përdorimi i sistemeve ERP (Navision, SAP, Oracle, Odoo etj.) është avantazh.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Aftësi organizative dhe menaxhim i disa proceseve paralelisht.
  • Orientim ndaj rezultateve, vëmendje ndaj detajeve dhe profesionalizëm i lartë.
  • Proaktivitet dhe gatishmëri për zhvillim në një mjedis dinamik.
Përgjegjësitë Kryesore
  • Përgatitja e pasqyrave financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Analizimi i performancës financiare dhe interpretimi i KPI-ve.
  • Hartimi i raporteve menaxheriale (devijime, analiza kostoje, raporte operative).
  • Përgatitja e materialeve financiare për menaxhmentin.
  • Menaxhimi i regjistrave kontabël sipas standardeve SNRF/IFRS.
  • Përgjegjës për kontrollin dhe përputhjen e llogarive, banka, furnitorë dhe klientë, duke siguruar saktësi dhe koherencë në të dhënat financiare.
  • Monitorimi i cash flow dhe vlerësimi i nevojave për likuiditet.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me politikat e brendshme dhe procedurat financiare.
  • Identifikimi i risqeve financiare dhe propozimi i masave korrigjuese.
  • Bashkëpunimi me departamente të ndryshme për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave financiare.
  • Mbështetje në auditimet e brendshme dhe të jashtme, përfshirë përgatitjen e dokumentacionit.
  • Operimi me sistemet e kontabilitetit dhe ERP, si dhe propozimi i përmirësimeve në proceset financiare.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale me palë të brendshme dhe të jashtme.
Çfarë ofrojmë
  • Paketë konkurruese pagash dhe përfitimesh.
  • Mundësi të vazhdueshme për rritje profesionale.
  • Perspektivë për avancim në karrierë.
  • Trajnim dhe mentorim nga profesionistë me përvojë të lartë.
  • Mjedis pune dinamik, profesional dhe bashkëpunues.
Procesi i Aplikimit
Dërgoni CV-në në adresën: info@ebinvest.al
Afati i aplikimit:
30/01/2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top