• Tirane, ofrohet vend pune Financiere e Lartë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria VEGA sh.a., një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në: ndërtimet detare, infrastrukturë, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të saj, është në kërkim të një: Financiere e Lartë ne Tiranë.

Roli dhe Përgjegjësitë

  • Menaxhon dhe mbikëqyr proceset financiare dhe kontabël të shoqërisë​
  • Përgatit raporte financiare periodike, analiza buxhetore dhe raporte menaxheriale​
  • Ndjek dhe kontrollon kostot e projekteve, shpenzimet operative dhe flukset monetare​
  • Harton dhe monitoron buxhetet vjetore dhe buxhetet e projekteve​
  • Siguron zbatimin korrekt të procedurave financiare dhe fiskale​
  • Koordinon punën me departamentet e tjera (projekte, prokurime, administratë)​
  • Përgatit dokumentacionin financiar për auditime dhe kontrolle tatimore​
  • Raporton rregullisht tek Drejtoria mbi gjendjen financiare dhe risket e mundshme​

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi​
  • Minimumi 5 vite përvojë pune në pozicion të ngjashëm, preferohet në sektorin e ndërtimit​
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe standardeve financiare/kontabël​
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe raportimi financiar​
  • Njohuri shumë të mira të programeve financiare/kontabël dhe MS Excel​
  • Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe menaxhimi të kohës​
  • Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion​
  • Ofrohet page e kenaqshme .
Shënim:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917
 


Apply WhatsApp
Back
Top