Tirane, ofrohet vend pune Financiere e Lartë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria VEGA sh.a., një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në: ndërtimet detare, infrastrukturë, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të saj, është në kërkim të një: Financiere e Lartë ne Tiranë.
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917
Roli dhe Përgjegjësitë
- Menaxhon dhe mbikëqyr proceset financiare dhe kontabël të shoqërisë
- Përgatit raporte financiare periodike, analiza buxhetore dhe raporte menaxheriale
- Ndjek dhe kontrollon kostot e projekteve, shpenzimet operative dhe flukset monetare
- Harton dhe monitoron buxhetet vjetore dhe buxhetet e projekteve
- Siguron zbatimin korrekt të procedurave financiare dhe fiskale
- Koordinon punën me departamentet e tjera (projekte, prokurime, administratë)
- Përgatit dokumentacionin financiar për auditime dhe kontrolle tatimore
- Raporton rregullisht tek Drejtoria mbi gjendjen financiare dhe risket e mundshme
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi
- Minimumi 5 vite përvojë pune në pozicion të ngjashëm, preferohet në sektorin e ndërtimit
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe standardeve financiare/kontabël
- Aftësi shumë të mira analitike dhe raportimi financiar
- Njohuri shumë të mira të programeve financiare/kontabël dhe MS Excel
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe menaxhimi të kohës
- Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion
- Ofrohet page e kenaqshme .
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917
Apply WhatsApp