• Tirane, ofrohet vend pune Financier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

Shoqëria 'Engineering Global Solution', pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

TITULLI: FINANCIER

DEPARTAMENTI: Financë

Përgjegjësitë dhe detyrat:
  • Rregjistrimi i gjithe veprimeve te aktivitetit ne sistemin e kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabel;
  • Kontrollon dhe organizon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projekteve te kompanisë;
  • Rishikon në mënyrë periodike llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet mujore dhe të ardhurat e realizuara;
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet e gjeneruara nga departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të kompanisë;
  • Menaxhon dhe adreson problematikat financiare të shoqërisë;
  • Përgatit dhe harton pasqyrat financiare në përputhje me standardet përkatëse;
  • Përgatit raporte financiare periodike për drejtimin dhe menaxhimin e shoqërisë;
Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik (preferohet diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet);
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune si Financier;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe të programit FINANCA 5;
  • Të ketë aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet dhe raportim;
  • Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
  • Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe organizative;
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al

Cel. : 0674021523
 


Apply WhatsApp
Back
Top