• Tirane, ofrohet vend pune Financier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Te dhenat e punedhenesit:

TechnoBuild 2018,
është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.

TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.

Pozicioni: Financier
Departamenti: Financa
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi I pozicionit: Ai/Ajo është përgjegjës për verifikimin dhe kontabilizimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen e tyre me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e brendshme të shoqërisë.Gjithashtu, është përgjegjës për ndjekjen e kontratave dhe arkëtimeve nga klientët, duke garantuar përputhjen ndërmjet kushteve kontraktuale dhe pagesave të realizuara.

Ai/Ajo kontrollon dhe analizon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të projekteve që ka në ndjekje, me qëllim sigurimin e saktësisë dhe integritetit të të dhënave financiare.

Detyrat
  • Verifikon, regjistron dhe ndjek faturat e blerjeve dhe shitjeve, duke siguruar përputhjen me kontratat dhe dokumentacionin mbështetës
  • Kryen kontabilizimin mujor të gjitha transaksioneve financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe legjislacionin në fuqi
  • Monitoron dhe analizon shpenzimet dhe të ardhurat mujore për secilin projekt në ndjekje, si dhe përgatit raportet financiare përkatëse
  • Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve, duke siguruar përputhjen ndërmjet kontratave dhe pagesave të realizuara
  • Përgatit raportet e fitim-humbjes sipas projekteve dhe analizon ecurinë financiare të tyre
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për verifikimin e dokumentacionit financiar të projekteve në zhvillim
  • Asiston në përgatitjen e deklaratave mujore tatimore, përfshirë librat e blerjeve dhe shitjeve, TVSH-në dhe tatimin në burim
  • Merr pjesë në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të pasqyrave financiare dhe bilancit
  • Siguron ruajtjen dhe arkivimin korrekt të dokumentacionit kontabël në përputhje me procedurat e kompanisë
  • Ndjek dhe menaxhon komunikimin me furnitorët dhe klientët për çështje që lidhen me faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar
Kualifikimet

Edukimi:
Të zotërojë diplomë universitare në Financë/Kontabilitet

Kualifikime të Tjera:
  • Të ketë 2–4 vite eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
  • Të zotërojë njohuri të mira mbi Standardet e Reja Kombëtare të Kontabilitetit (SNK)
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
  • Të demonstrojë iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në grup
  • Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ndjekjes së tyre deri në përfundim
  • Të ketë njohuri të mira praktike në programet Financa 5 dhe/ose Microsoft Dynamics NAV
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
  • Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi konsiderohet përparësi
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email: technobuild2018shpk@gmail.com

Afati i dorëzimit: 10.04.2026

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top