• Tirane, ofrohet vend pune Financier i lartë për Kontabilitetin dhe Taksat

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
  2. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
vetem me eksperience
Dimension HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet disavjeçar në Shqipëri, Dimension HR po rekruton kandidatë për pozicionin:

Financier i lartë për Kontabilitetin dhe Taksat


Financieri i Latrtë për Kontabilitetin dhe Taksat është përgjegjës për menaxhimin e plotë të proceseve kontabël dhe tatimore . Ai/ajo siguron regjistrimin korrekt dhe në kohë të faturave, përgatit raporte financiare analitike dhe ndjek të gjitha detyrimet fiskale me saktësi dhe brenda afateve ligjore. Roli përfshin analizën e të ardhurave dhe shpenzimeve, përgatitjen dhe dorëzimin e deklaratave tatimore, si dhe ndjekjen e pagesave bankare.


Përgjegjësitë kryesore:
  • Regjistrimi i faturave në kontabilitet si dhe ndjekja në kohë e tyre;
  • Përgatitja e raporteve financiare sipas udhëzimeve të menaxhmentit;
  • Analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Ndjekja e pagesave periodike nëpërmjet transaksioneve bankare;
  • Paraqitje në kohë dhe me saktësi e të gjitha deklaratave tatimore
  • Mban dhe përgatit dokumentacionin e duhur për qellime tatimore, deklarimet në sistemin tatimor dhe për auditin;
  • Siguron një planifikimin strategjik tatimor për të optimizuar detyrimet tatimore;
  • Monitoron dhe analizon ndryshimet në legjislacionin tatimor. Këshillon menaxhimin mbi implikimet e tyre;
  • Vlerëson rreziqet tatimore që lidhen me operacionet dhe investimet;
  • Bashkëpunon me konsulentët dhe këshilltarët e jashtëm tatimor për të siguruar praktikat më të mira dhe pajtueshmërinë me legjislacionin tatimor dhe standartet në fuqi;
  • Mban të përditësuara të gjitha dokumentet, korrespondencën dhe dosjet e lidhura me taksat, dhe zhvillon dhe zbaton procese efektive të dokumentacionit tatimor për të siguruar pajtueshmërinë dhe transparencën.

Kualifikimet
  • Diplomë Bachelor ose Master në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, ose një fushë të ngjashme.
  • Minimumi 5 vjet përvojë në pajtueshmërinë dhe këshillimin tatimor, dhe ne hartimin e pasqyrave financiare;
  • Te zoteroje SKK; Preferohet CPA, ACCA ose kualifikim tjetër përkatës profesional;
  • Njohuri dhe kuptimi i thellë i legjislacionit tatimor shqiptar dhe parimeve ndërkombëtare tatimore;
  • Të jetë i aftë në përdorimin e MS Office, veçanërisht Excel dhe të ketë njohuri në përdorimin e sistemeve tatimore dhe kontabilitetit (Financa 5);
  • Aftësi të forta analitike, komunikuese dhe të zgjidhjes së problemeve. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar detyrat.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Financier i lartë për Kontabilitetin dhe Taksa »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top