• Tirane, ofrohet vend pune Finance Officer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

Pozicioni: Finance Officer
Departamenti: Finance
Raporton tek: Menaxhere e Finances
Vendndodhja: Tiranë

Detyrat kryesore:
  • Menaxhimi i veprimeve të përditshme kontabël, përfshirë faturimin, fiskalizimin dhe regjistrimin e transaksioneve
  • Regjistrimi dhe pajtimi i të dhënave financiare në mënyrë të saktë në sistemin kontabël
  • Monitorimi i faturave periodike të shërbimeve, kostove të importit dhe pagesave të tjera duke siguruar trajtim korrekt tatimor
  • Pajtimi i llogarive me furnitorë dhe klientë për zgjidhjen e mospërputhjeve
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve financiare mujore dhe tremujore për shqyrtim të brendshëm
  • Ndjekja dhe menaxhimi i shpenzimeve dhe të ardhurave të kompanisë, duke analizuar treguesit financiarë të performancës
  • Mbështetja në përgatitjen e dokumenteve dhe raporteve të kërkuara nga autoritetet tatimore
  • Sigurimi i saktësisë në regjistrimin e transaksioneve bankare dhe kryerja e pajtimeve periodike të llogarive bankare
  • Asistimi në monitorimin e llogarive të Fitim-Humbjes dhe atyre të Bilancit

Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose një fushë të ngjashme; Master konsiderohet avantazh
  • Minimumi 3 vite përvojë në një rol të ngjashëm në fushën e financës apo kontabilitetit
  • Njohuri të forta mbi parimet kontabël, ligjet fiskale dhe rregulloret financiare
  • Njohuri të mira në programe kontabël (eksperienca me NAV konsiderohet avantazh) dhe aftësi të avancuara në Excel
  • Vëmendje maksimale ndaj detajeve dhe aftësi analitike për të identifikuar dhe zgjidhur mospërputhje
  • Aftësi për të menaxhuar detyra të shumta dhe për të respektuar afatet
  • Aftësi të mira komunikuese në gjuhën angleze (me shkrim dhe me gojë)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup

📨 Apliko tani duke dërguar CV-në në adresën: hr@elektroservis.al[/email]

Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top