Tirane, ofrohet vend pune Farmacist/e
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Farmaceutik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

E2 Partners Group, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin e Farmacist/e.
Kërkesat për pozicionin:
- Diplomë nga Fakulteti i Mjekësisë, Dega Farmaci dhe me provim shteti
- Përvojë pune prej të paktën 2 vjetësh në sektorin e farmacisë
- Licensë Farmacisti e vlefshme
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe gatishmëri për bashkëpunim me kolegët
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze, si të shkruar ashtu edhe të folur
- Aftësi të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
- Aftësi të shkëlqyera bindëse dhe negociuese
- Fleksibilitet për turne të alternuara
- Orari i punës: 7 orë në ditë - 1 ditë në javë pushim
Ofertat dhe Benefitet:
- Mundësi për të punuar në një mjedis profesional dhe të motivuar
- Mundësi zhvillimi dhe rritje personale dhe profesionale
- Marrëdhënie të ngushta dhe aktivitete të ndërtimit të ekipit
- Mundësi për të kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
Apply WhatsApp