• Tirane, ofrohet vend pune Event & Product Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
Art and Tourism Development Group kerkon te punesoje Menaxhere Eventesh ne Tirane.
Event & Product Manager
është përgjegjës për zhvillimin strategjik të produkteve MICE dhe për menaxhimin e ciklit të plotë të eventeve, nga konceptimi deri te ekzekutimi. Ai/ajo siguron që oferta e strukturës hoteliere të jetë konkurruese, inovative dhe në përputhje me nevojat e tregut vendas e ndërkombëtar, duke maksimizuar të ardhurat dhe reputacionin e markës.

Detyrat​

  1. Zhvillim Produktesh & Inovacion:
    • Identifikon produkte dhe shërbime të reja për segmentin MICE (paketa konferencash, aktivitete incentive, evente kulturore, etj).
    • Bashkëpunon me Revenue & Reservation Manager për krijimin e paketave dhe ofertave të personalizuara.
  2. Analizë & Strategji Tregu:
    • Analizon tregun, trendet e kërkesës dhe konkurrencën për të pozicionuar produktet në mënyrë optimale.
    • Rishikon periodikisht matricën e çmimeve të sallave, shërbimeve dhe hapësirave eventesh (përfshirë teatrin).
  3. Partneritete & Zhvillim Rrjeti:
    • Ndërton marrëdhënie bashkëpunimi me agjenci eventesh, kompani korporative, institucione kulturore dhe operatorë turistikë.
    • Negocion marrëveshje bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta për evente me ndikim të gjerë.
  4. Marketing & Promovim:
    • Koncepton dhe organizon evente promovuese, ekspozita, panaire dhe prezantime vjetore për produktet MICE.
    • Punon me departamentin e komunikimit për krijimin e materialeve prezantuese dhe fushatave promocionale.
  5. Menaxhim Performancash & Feedback:
    • Analizon feedback-un e klientëve dhe partnerëve për të identifikuar mundësi për përmirësim produktesh.
    • Raporton periodikisht mbi performancën financiare dhe tregtare të sektorit MICE.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Marketing ose Event Management.
  • Të paktën 3–5 vite eksperiencë në menaxhimin e eventeve ose produkteve MICE në hoteleri.
  • Njohuri të avancuara të tregut korporativ dhe turizmit të biznesit.
  • Aftësi shumë të mira negociuese, komunikimi dhe prezantimi.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (preferohet edhe një gjuhë e dytë).

Shënime​

  • Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.
  • Ambient pune miqësor dhe mbështetës.
Te interesuarit te kontaktojne ne numer +355686480086
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj
 


Apply WhatsApp
Back
Top